Alarmi: Bomba e vendosun në metron e Londrës ka mujt m’i vra krejt udhëtarët

Bomba artizanale që nuk arriti me shpërthye plotësisht në metron e Londrës, duket se kishte potencialin me i vra vrarë krejt pasagjerët qe ndodheshin në vagonin e trenit ku ishte vendosë.

Paralajmërimi erdhi nga ekspertët britanikë, ndërkohë që policia vazhdon me hetue për autorët e aktit terrorist që alarmoi Londrën, këtë të Premte.

Simbas policisë londineze, kova që shpërtheu ishte e lidhun me tela kontakti.

Nga fotografitë e shpërndame në rrjet shihet nji kese plastike me në mbrendësi nji kontejner të bardhë dhe ende me disa drita si ato të zbukurimeve për Kshnella.

Ekspertët e eksplozivëve thojnë se bomba e Parsons Green ka mujt me i vra qindra njerëz, nëse ajo kishte shpërthye qysh duhet.