Alarmi gjerman: Jemi në situatë ma të rrezikshme se Lufta e Ftoft

Lideri i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se situata aktuale asht ma e rrezikshme se Lufta e Ftoft, tue iu referue tensioneve në rritje mes SHBA’ve dhe Rusisë.

“Ashr iluzion të besosh se bahet fjalë për ish-Luftën e Ftoft. Periudha e tashme asht ma ndryshe, shumë ma e rrezikshme”, deklaroi për të përditshmen ”Bild”, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

“Rreziku i nji përballje ushtarake asht i konsiderueshëm”, pohoi ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka pasë funksionin e ndërmjetësit të OSBE’s për Ukrainën, citue në të njajtin artikull.

”Rreziku nuk ka qenë kurrë në këto përmasa prej dekadash dhe besimi midis Perëndimit dhe Lindjes kurrë ma parë kaq i ulët”, thekson ai.

Shtetet e Bashkueme të Amerikës pezulluen në fillim të javës bisedimet e tyne me Rusinë mbi armëpushimin në Siri tue akuzue dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.