Alarmi gjerman për ‘xhaminë e Erdoganit’ në Tiranë

A rrezikon Shqipnia ma shumë nga sa mendohet prej radikalizmit islamik?

Ky debat asht dhezë ende ma shumë kohët e fundit, mbas diskutimeve për të ashtuquejtunën çashtje e mbulimit të Skënderbeut.

Debati ka mbërri edhe në median gjermane dhe radio publike Deutschlandfunk shkruen se Shqipëna rrezikon që me kapërcye nga ateizmi i Enver Hoxhës drejt rrezikut të radikalizmit islamik.

Pamvarësisht se në Tiranë nuk sheh shumë gra të mbulueme, DF thotë se rreziku egziston.

“Xhamitë e vogla me minaret e tyne të thjeshta menxi duken në detin e ndërtimeve në kryeqytetin shqiptar. Por, krejt papritë të shfaqet e ashtuquejtuna Xhamia e Erdoganit”, thuhet në reportazh.

Xhamia e madhe në Tiranë, që ka me ofrue vende për 4 mijë besimtarë, asht ndërtue me paret e dhanuna nga qeveria turke.

Agron Sojati, koordinator kombëtar për luftën kundër ekstremizmit, thotë se nga tuta e paragjykimeve, nuk pati kontrolle mbi bashkësitë fetare.

“Por, kjo zgjati shumë, për 25 vjet. Na lamë nji vakuum, që u mbush nga të tjerët”, thotë ai.

Në shkrim theksohet se nji numër i naltë shqiptarësh, në krahasim me popullsinë, kanë luftue në Siri dhe Irak në radhët e Shtetit Islamik.

Po ashtu, thuhet se në vend ka disa pika të nxehta, disa xhami që janë qendra të radikalizmit.

Skenat radikale po shtohen sidomos për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, thekson reportazhi.