Alarmi në Prishtinë, keni me u befasue pse u leshue!

Sot mbas orës 06:00 të mëngjesit, kryeqyteti asht zgjue nga zhurma e sistemit të alarmit që zgjati për disa minuta.

Si raportoi në mëngjes Indeksonline, alarmi u lëshue nga ora 05:20 deri në ora 06:15.

E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqarue në nji prononcim se alarmi nuk u leshue nga komuna.

“Nuk kemi qenë na, po sistem i KFOR’it i cili ka pas lidhje të shkurtë nga rrufeja”, ka thanë Ahmeti për Indeksonline.

Vlen të përmendet se sistemi i alarmit u testue nga komuna të Shtunën, sikurse bahet cdo të Shtunë të parë të muejit.