Alarmi për drogën në Shqipni. Lu takon Nishanin!

Ditën e djeshme u konfirmue mbledhja e Këshillit të Sigurisë i thirrun nga kreu i shtetit Bujar Nishani me datën 11 Nandor.

Sot ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon nji takim me Nishanin në ambientet e Presidencës.

Prej disa minutash kerri i ambasadorit amerikan asht pa i parkuem në ambientet e presidencës, ndërsa mediat nuk janë të pranishme.

Presidenti Nishani ka deklarue para dy ditësh në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër se ka me mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë për çashtjen e drogës.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme ambasadorët zhvilluen nji takim me kryeministrin Edi Rama.