Alarmohen mediat zvicrane! Çka kane me ba Shaqiri, Xhaka e Behrami mbas pranimit të Kosovës n’UEFA

Mbas jehonës se Kosova asht pranue në UEFA, mediet zvicrane randësi ma të madhe i kanë dhanë asaj se çka kane me ba tashma lojtarët shqiptarë nga Kosova, që luejnë për Kombëtaren Zvicrane, tue vu theks të veçantë te dy lojtarët kyç Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

E përditshmja zvicrane srf.ch pak minuta mbas lajmit të pranimit të Kosovës në UEFA, shkruejti se tani kombëtarja zvicrane asht në alarm mbasi që Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami s’asht e sigurt se a kane me qëndrue për me luejt për Zvicrën.

Ngjashëm shkruejti edhe BLICK.CH, tue vu pyetje në artikullin e tyne kushtuem ngjarjes, se çfarë ndryshime kane me u ba në kombëtaren e Zvicrës në rast se largohen Shaqiri dhe Xhaka, gjithashtu ata analizuen edhe se si mund Kombëtarja e Kosovës me pase zhvillim në arenën ndërkombëtare, në rast se futbollistët kosovarë kalojnë nga Zvicra në Kombëtaren Kosovare.

Hall të njajtë ka pase edhe portali 20min.ch, tue pyet se çka ka me ndodh me Xherdan Shaqirin mbas pranimit të Kosovës në UEFA.

 

mediat mediat1 mediat2