Alarmohet BE’ja lidhun me xhihadistët e Mosulit

Bashkimi Europian duhet me u pregaditë për rikthimin e xhihadistëve nëse ISIS përzahet nga bastioni i vet në Irak, Mosul, paralajmëron komisionari i BE’s për Siguro, Julian King.

King ka thanë për gazetën gjermane “Die Welt” se madje edhe nji numër i vogël i militantëve ka me përba kërcënim serioz, për të cilin Evropa duhet patjetër me u pregaditë.

Ndërkohë, forcat irakiane kanë nisë dje nji ofensivë që pritet me qenë shumë e gjatë në Mosul, për me përzanë ISIS’in nga qyteti.

Hiç ma pak se 5.000 luftarë të ISIS’it besohet se gjenden në Mosul.