Alarmohet Europa: Qysh mundet ISIS me perdorë armët kimike!

Militantët e ISIS që po ikin nga Siria, mbasi që i ashtuquejtuni kalifat asht tue u shkatërrue, ka mundësi me përdorë armë kimike kur të kthehen në vendet e tyne të origjinës, paralajmëron Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike.

“Duket se njani nga rreziqet më të cilat duhet të përballemi dhe të jemi përgjegjës – meqë ISIS’i ka mësue si me ba gaz mustardë – asht se fatkeqësisht njani nga njerëzit që ka mësue si me prodhue armë kimike kthehet në vendet tona dhe ndihmon në kryemjen e sulmeve të ngjashme,” ka thanë Philippe Denier, drejtor në divizionin e verifikimit të kësaj organizate.

Ai i ka ba këto komente gjatë nji konference për media në Paris.

Sherbimet e inteligjencës dyshojnë se ISIS’i i ka përdor zonat nëpër Siri dhe Irak për me prodhue versione rudimentare të agjenteve të fshikave të mustardit sulfur, i cili asht i ndaluem në bazë të ligjeve ndërkombëtare.