Alarmohet Franca: Nji person therri 4 kalimtarë rasti e 3 policë (video)

Nji burrë ka sulmue kalimtarët e rastit në qendër të qytetit derisa bërtiti “Allahu Akbar”.

Ky person i ka therrë dhe godit me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmue edhe tre policë, derisa sulmuesi besohet se asht nji ish-pacient i spitalit psikiatrik.

Mbas intervenimit të forcave të shumta të policisë, personi asht arrestue, por derisa asht futë në kerrin e policisë bërtiste në gjuhën arabe “Allahu asht i plotfuqishëm”.

“Ishim tue bisedue në rrugë kur ky person filloi me na sulmue. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe ma vone edhe vajzën”, ka deklarue nji dëshmitar.

Dyshohet se personi ishte lirue në Prill të këtij viti nga spitali psikiatrik. /Telegrafi