Alarmohet Gjermania: Kanë hy shumë terroristë si refugjatë!

Policia Federale e Gjermanisë  thotë se qindra refugjatë në vend munden me qenë të lidhun me terrorizmin, edhe pse nuk duen me ngre nji ”dyshim gjeneral”, pamvarësisht sulmeve të fundit nga emigrantët.

Numri i emigrantëve të dyshuem për lidhje me terrorizmin si edhe numri i hetimeve kundër terroristëve të mundshëm në radhët e tyne asht në rritje, raporton gazeta gjermane  “Neue Zeitung Osnabruecker”.

Simbas policisë po hetohen 410 dosje kriminale të terroristëve të mundshëm, nga të cilat 60 raste mes azilkërkuesve në Gjermani.

Shperndaje në: