Alarmohet Italia, Libia paralajmëron për nji celulë të ISIS’it afër Milanos

Autoritetet libiane kanë alarmue Italinë mbas paralajmërimit për nji celulë të mundshme xhihadiste pranë Milanos e lidhun me nji nga grupet luftarake të ISIS’it, simbas medias italiane.

Disa dokumente të zbulueme nga agjentët libianë në Sirte, mbas marrjes së shtabit të përgjithshëm të ISIS’it këtë javë, kallxojnë egzistencën e këtij rrjeti, thuhet në median italiane.

Këta militantë me qendër pranë Milanos janë të lidhun me Abou Nassim, nji tunizian 47 vjeçar që ka jetue në vend gjatë rinisë së tij, mandej ka luftue në Afganistan dhe Siri para se të bahej nji luftar i ISIS’it në Libi në vitin 2014