Alarmohet opozita maqedonase: Gruevski rrogën 1.430 euro e i ka “kursye” rreth 10 mijë euro në muej!!! (Dokument)

nikolagruevski

Opozita maqedonase sot ka nxjerrë në publik dëshmi të reja për keqpërdorime nga ana e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski, tue publikue dokumente simbas të cilave, ai mbrenda vetëm nji viti ka “kursye” 118.629 denare, apo mesatarisht nga rreth 10 mijë euro në muej, edhe pse rroga e tij mujore ashr 88.139 denarë, apo 1.430 euro.

Zadhënësi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov, tu’ i paraqite dokumente që provojnë pohimet e masipërme, sot para gazetarëve i bani edhe disa pyetje:

“Çka asht ajo që, mes tjerash, dëshiron me mfshefë Nikolla Gruevski?, Pse aktivistë partiakë dhe donatorë të VMRO-DPMNE-së janë anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit?, Cilat janë arsyet për mfshefjen e fletëve anketuese të Nikolla Gruevskit të viteve 2014 dhe 2015?”, pyeti Shilegov.

Ai para gazetarëve shpalosi dokumentet që provojnë se Gruevski mbrenda vitit 2015, asht pasurue me 118.629 euro.

“Qe Fletët e mshefuna të Nikolla Gruevskit për vitin 2014 dhe 2015. Gruevski i falun ka kursye nga 10.000 euro për çdo muej! Ose, për nji vit Nikolla Gruevski zyrtarisht asht ba ma i pasun për 118.629 euro. Gruevski i ka rrite edhe kursimet në dollarë amerikanë, franga zvicrane dhe sterlina britanik në llogaritë e tij devizore, por ma s’shumti i ka rrite shumat në denarë dhe euro. Ka paraqite të hyra në bankë në vlerë prej 300.000 por edhe nga 3.000.000 denarë. Asht interesante që për këto të hyra të mëdhaja nga 2.000.000 – 3.000.000 denarë në vitin 2015, Gruevski në fletën anketuese arsyetohet se i ka në periudhën 2005-2012. Por, nëse është kështu, pse nuk i ka paraqite në fletën anketuese të vitit 2014? Neto rroga e Gruevskit asht 88.139 denarë. Që Gruevski s’asjt mbështet në rrogën e tij, tregon edhe kolona për bazën e posedimit. Këtu, qysh asht theksue, Nikola Gruevski ose nuk ka paraqite të dhana, ose ka thanë se i ka përfitue paret në ndonji mënyrë tjetër. Nikola Gruevski s’i asht pergjigj Komisionit për parandalimin e korrupsionit, por patjetër ka me iu dhane përgjigje qytetarëve”, tha Shilegov.

Cila asht ajo mënyrë, në të cilën Gruevski ban profit prej 118.629 euro për vetëm nji vit, ndërkohë që 500.000 njerëz në Maqedoni po ngulfaten në varfeni?, pyet opozita maqedonase.

“Qytetarët e ndigjuen të vërtetën për Maqedoninë dhe për of-shor relacionet e Gruevskit me vendet parajsore, për tenderët dhe provizionet milionëshe, për parcelat në Vodno. Kjo asht edhe nji arsye shtesë pse Gruevskit i nevojiten abolicionet e Gjorge Ivanovit. Atij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Abolicioni duhet me u shfuqizue tanesisht dhe të gjithë që kanë ba keqpërdorime në dam të qytetarëve, kane me u përgjigje. Nuk ka shpëtim për Gruevskiin e falun dhe shoqninë e tij”, porositi zadhanësi i LSDM.

Qe dokumentet që shpalosi sot opozita maqedonase:

gruevski gruevski1