Alarmohet perseri Stambolli, qe pse!

Mbas njoftimeve të pakonfirmueme se avioni rebel po i afrohet qytetit të Stambollit, nji gjendje e jashtëzakonshme asht vendos në qytet dhe avion luftarakë “F-16” janë dërgue për me patrullue hapësinën ajrore turke.

Policia turke ka rritë urgjentisht praninë e forcave mbrenda Stambolit dhe ka shtue pajisjet ushtarake të vendosuna në rrugë por edhe ka vendos avionë të patrullojnë nga ajri qytetin, raportoi Agjencia e Shtetit “Anadolu”.

Automjete të blindueme kanë qenë gjithashtu të vendosuna në pikat kyçe të Stambolli, ka raportue agjencia e lajmeve “Sputnik”.

Raportet e pakonfirmueme të mediave deklaruen se helikopterët e paidentifikuem janë kap nga radarët mbi qytet, dy ditë mbasi avioni rebel u përdor në përpjekjen e nji grusht shteti ushtarak.