Alarmohet SHBA: Të testohet çdo mysliman dhe të kontrollohen xhamitë

Sulmi i fundit terrorist, ai i Nice, doket që ka përhapë panik të menjhirshëm në SHBA.

Politikani amerikan Newt Gingrich ka propozue se për me i zbulue eksremstët duhet me i testue krejt myslimanët në SHBA dhe me fillue kontrollimi i menjihershëm i xhamive.

Ish-kandidati presidencial tha për “Fox News” se myslimanët që jetojnë në SHBA duhen testue për me zbulue se cilët mes tyne mbështesin ekstremizmin.

“Due me qenë plotësisht i qartë. Qytetnimi perendimor asht në luftë. Duhet me testue çdo njeri me prejardhje myslimane dhe nëse ata besojnë tek ligji Sharia, duhen deportue. Myslimanët modernë që kanë heqë dorë nga Sharia janë të mirëpritun”, deklaroi Gingric.

Ai madje shkoi ma tej tue përcaktue mënyrën për identifikimin e terroristëve.

“Hapi i parë asht me i marrë në pyetje. Së dyti, me i monitorue çka bajnë në internet. së treti dhe due me qenë i qartë për këtë, të kontrollojmë xhamitë. Nëse nuk e bajmë këtë, s’mundemi me pasë sukses. Xhamitë janë vendi kryesor i rekrutimit dhe indoktrinimit- saktësoi ai tue ba komente jo shumë ndryshë nga ato të kandidatit Republikan Donald Trump.