Alarmon mjeku i njohun: Clintonin mund ta kenë helmue!

Vetëm nji ditë mbasi i ra të fikët dhe disa ditë mbas fillimit të spekulimeve rreth shendetit të kandidates për presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton, vjen edhe nji deklaratë “bombë” – kësaj radhe nga nji mjek i njohun.

Si shkruejnë mediat e hueja, përcjell Telegrafi, bahet fjalë për mjekun e njohun Bennet Omalu, i cili nëpërmjet nji postimi në rrjetet sociale ka thanë se Hillary Clinton mund të jetë helmue.
Këshilloj që Clintonit me i ba nji analizë toxikologjike në gjak”, ka shkrue ai.

“Asht e mundun të jetë helmue”.

Pastaj në cicërimën e dytë të tij në Twitter ai shkruen: “Unë nuk u besoj z. Putinit dhe z. Trumpit. Me ata dy gjithçka asht e mundun”.

 

mjekuclintonOmalu, asht shumë i njohun në fushën e tij.

Ai ishte marrë me vdekjen e disa lojtarëve, për të cilët zbuloi se ata kishin prani helmesh në tru, e cila u kishte shkaktue vdekjen.

Shëndeti Clinton’it u fut në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, mbasi ajo u desh të linte ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit.

 

GOOD MORNING AMERICA - Dr. Bennet Omalu, a forensic pathologist whose research linked brain damage to concussions suffered by professional football players, appears on GOOD MORNING AMERICA, 12/14/15, airing on the ABC Television Network. (Photo by Ida Mae Astute/ABC via Getty Images) DR. BENNET OMALU