Alarmon shefi i NATO’s: Bota po përballet me rrezikun ma të madh!

Bota asht ma shumë e rrezikueme tash, se që ka qenë në 30 vjetet e fundit, ka thanë shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, pak ditë para se Rusia me mobilizue deri në 100 mijë trupa në kufinin lindor europian, ndërkohë që kriza nukleare me Korenë Veriore gjithnji e ma shumë po rritet, shkruen The Guardian.

Simbas shefit të aleancës ma të madhe ushtarake në botë, në botë aktualisht ka nji numër të madh të krizave që e rrezikojnë botën.

“Kemi shumë sfida të mëdha, kështu nuk kam përjetue në 30 vjet të karrierës time”, tha Stoltenberg, tue shtue se situata në shumë vende të botës asht e paparashikueshme mbasi ka shumë sfida në të njajtën kohë.

Që nga e Ejtja e ardhshme, Rusia dhe Bjellorusia kanë me zhvillue manovra ushtarake përbri Detit Baltik, Rusisë perëndimore dhe Kaliningradit.

100 mijë trupa kanë me marrë pjesë në stërvitjet ma të mëdha t’ushtrisë ruse që prej luftës së ftoftë.

Ndërkohë, n’anën tjetër të botës, Koreja Jugore ka vendos edhe ma shumë sisteme mbrojtëse raketore THAAD, ndaj kërcënimeve gjithnji e më në rritje të Koresë Veriore dhe kërcënimit nuklear.

Edhe Presidenti Donald Trump nuk asht se po ndihmon në zgjidhjen e situatës, me retorikën e tij që gjithnji e ma shumë po shkon kah mundësia e intervenimit ushtarak, sidomos mbasi shteti komunist lansoi disa raketa me rreze të gjata veprimi, nji prej të cilave fluturoi mbi territorin japonez. /metro

 

Shperndaje në: