Alarmuese: 30 mijë përdorues të drogave në Kosovë!

Kosova ende mbetet vend transit i narkotikëve dhe kryesisht i drogave të cilat janë të lehta, u tha në konferencën e organizueme nga Policia e Kosovës dhe OSBE me temë: “Vlerësimi i kercënimit nga krimet e randa dhe krimi i organizuem”, ku u publikue edhe raporti i të dhanave rreth kësaj çashtje.

Drejtori i Departamentit për Krime të Randa në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, tha se në Kosovë janë nga 15 mijë deri në 30 mijë përdorues të drogave apo rreth 1,6 për qind e popullatës, derisa simbas tij, grupmosha e cila asht përdorues ma i madh i narkotikëve asht ajo 18 vjet.

Simbas Shillovës, në bazë të raportit të hartuem, i cili ka me u ba publik sot për të gjithë qytetarët, rreziqet kryesore në vend aktualisht janë: trafikimi me narkotikë dhe ai me njerëz.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka deklarue se vlerësimi mbi këtë raport bazohet mbi njohunitë ekzistuese dhe ekspertizën që asht ba.
Raporti asht mbështet nga OSBE dhe prej sot ka me u ba publik në web-faqen e Policisë së Kosovës për krejt qytetarët e vendit.