Albana Vokshi: Sa ma shumë gra në politike, aq ma pak burra të inkriminuem

Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkojnë agjendat për të Drejtat e Grave në të gjitha trevat shqipfolëse”, kështu deklaroi në Prizren, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Grues së Shqipnisë, e ftueme në nji takim për 26 vjetorin e themelimit të Forumit të Grues së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vokshi tha se në Shqipni dhe Kosovë, qytetarët e kanë humb besimin dhe i janë drejtue portave të Europës për mbijetesë, si kombi me numrin ma të madh të azilkërkuesve në Union, ku Shqipnia zë vendin e dytë mbas Sirisë.

Politikat anti- sociale të ndjekura nga qeveria e Edi Ramës në Tiranë kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, e cilat më së shumti rëndon mbi supet e grave“, deklaroi deputetja Vokshi.

Kryetarja e LDGSH, Vokshi inkurajoi partitë politikë në Kosovë me i ndjekë iniciativat e mira në drejtim të promovimit të rolit të gres në politikat lokale.

Kuota 50% a lançueme nga PD dhe z.Basha tashma asht realitet në Shqipni. “Sfida të tjera na presin së afërmi për rritjen e kuotës së grave parlamentare në Shqipëri e Kosovë”, tha Vokshi.

Sa më shumë gra në parlament e poste drejtuese në administratë, aq më pak burra me të shkuar kriminale e precedentë penalë. Sa më shumë gra në politikë, aq më pak burra të korruptuar“, theksoi Vokshi.

Një grua jo e fuqizuar ekonomikisht, është a mënjanuar, e pambështetur dhe papromovuar politikisht. Ndaj dhe është domosdoshmëri kombëtare që më ardhjen e PD në pushtet, të zhbëhen të gjitha politikat e masat anti-grua e të vendoset promovimi i saj në të gjitha axhendat qeveritare“, tha ajo.

Vokshi kërkoi që PD dhe LDK tu bashkëngjiten nismave të Organizatës së Kombeve të Bashkueme: “Step it up for Gender Equality!”

Ajo iu bani thirrje grave në Shqipni dhe Kosovë të ngrihen për të drejtat e tyne ekonomike që fëmitë e tyne të mos braktisin vendlindjet nga varfnia dhe pasiguria. E ardhmja e fëmive tanë –tha deputeja Albana Vokshi- duhet me u ndërtue në Shqipni dhe në Kosovë.

Kryetarja e Forumit të Grues së Lidhjes Demokratike të Kosovës Lirije Kajtazi, përgëzoi kolegen Albana Vokshi për lobimin e saj jo vetëm në Partinë Demokratike, por edhe në forumet politike europiane dhe në agjencitë ndërkombëtare për me fuqizue statusin e grues në Shqipnidhe deklaroi se edhe LDK asht gati me ndryshue statusin për ma shumë gra në vendimmarrje.

Gjatë takimit në Prizren, përfaqësueset e forumeve të grave nga Shqipnia dhe Kosova u angazhuen për nisma rajonale të përbashkëta për me i mbështetë projekte për fuqizimin e statusit të grave dhe vajzave. –