Albin Kurti e shpall të vramë Astrit Deharin, para raportit të autopsisë!

Ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, edhe nji herë ka potencue se Astrit Dehari asht vra në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kurti gjatë ceremonisë së varrimit ka thanë se shteti inskenoi nji vrasje të papërsosun në rastin e vdekjes së Deharit.

“Deshtimi i procesit kundër gjashtë aktivistëve të akuzuem për terrorizëm, e solli në nji panik të papamë regjimin në fuqi dhje kjo rezultoi me këso vdekjesh në burg. Ajo që u cilësue në fillim si vretëvrasje e përsosun, doli të jetë vrasje e papërsosun”, ka thanë Kurti.

Ai u shpreh se Astriti priste ardhjen në jetë të femijës së tij.