Albin Kurti kallxon kur fillon protesta masive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, n’emisionin “Info – Box”, ka ba të ditun se protesta e opozitës së bashkueme, për të kundërshtu zgjedhjen e Thaçit si President i Kosovës, do të fillojë të Premten, n’oren 10:00.

Simbas tij, pushteti po përpiqet ta kontrabandojë për president të Kosovës, nji person që e ka pranu Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në Kosovë nuk pati seancë të jashtëzakonshme për arsim, shendetësi, për veri. Pushteti e ka thirrë nji seancë të jashtëzakonshme për ta ba President, nji njeri që dështoi në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), tue mos e anëtarës Kosovën n’UNESCO, tue deshtu në procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksu Kurti.

Ai ka thanë se protesta asht gjithëpopullore, dhe se simbas tij, kjo protestë e ka tejkalu opozitën e bashkueme.