Albin Kurti nderon viktimat e gjenocidit n’Srebrenicë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shenimin e 21 -vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicë, ku për pak ditë ushtria dhe vullnetarët serbë patën vra ma s’paku 8.327 boshnjakë.

Simbas nji njoftimi të VV’s, Kurti asht ftue nga Lëvizja e Nanave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja Munira Subashic, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Deshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahirovic.

Sivjet, organizatorët boshnjakë i kanë shpall të padëshirueshëm në Srebrenicë qeveritarët nga Serbia.

Në Potoçari të Srebrenicës janë varros deri tash 6.377 viktima dhe aty sot u varrosën edhe 121 të tjerë.

Deputeti i VV’s, Kurti mori pjesë në ceremoninë mortore, vizitoi shoqatat e familjarëve dhe bani nderime te monumenti pranë varrezave e vendosi lule të freskëta në kujtim të vramëve. Ai shprehu solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe popullin boshnjak”, thuhet në njoftim.

21 vite më parë në Bosnjë e Hercegovinë ndodhi krimi ma monstruoz që ka pa Europa mbas Holokaustit.

As mbas 21 vitesh Serbia nuk e ka pranue fajin për gjenocidin që ka krye si shtet.

 

 

2-kurti

 

3-kurtii

 

4-kurtii

 

5-kurti

 

6-kurti