Kurti: Shqiptaret nuk e dojne Ameriken? Veç tuten mos po i len!

Dita e Premte ka fillu edhe numri i njerëzve në shesh asht shtue.
Dy sheshet janë ma të mbushuna me njerëz, krahasue me dy netët e tjera, por vihet re fokusi te nji grup.

Aty asht Albin Kurti, i cili po flet me nji grup demostruesish.

U ka folë për shqiptarët, Amerikën dhe frigën nga braktisja.

Teksa nji grup qytetarësh diskutonin për raportet amerikano-kosovare me shkas deklaratat e ambasadorit Greg Delawie, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka thanë drejtuesve se nga përvoja e tij ka mësu nji gja mbi këto raporte.

“Nuk mendoj se shqiptarët i dojnë amerikanët, as Amerikën por mendoj që shqiptarët ma shumë e kanë njifar ankthi të mundësissë së braktisjes nga Amerika sesa që e dojnë Amerikën”, ka thanë Kurti.
Kurti bashkë me opozitën po protestojnë tue kerku zgjedhje të parakoshme, mbasi kolacioni qeverisës ka shkel kushtetutën kur bani marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe dhe fali territor Malit të Zi përmes Demarkacionit.

Gjithashtu nuk e duen Hashim Thaçin, president, pozitë kjo që mund ta marrë qysh sot./insajder.com/