Albin Kurti takim me krytarin e Mitrovicës, qe çka biseduen

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, priti në takim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Aida Derguti.

Ish-lideri i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i interesuem me kuptue ma shumë për çashtjen e rivitalizimit të Urës së Ibrit dhe kufijve administrativ, si dhe për situatën aktuale politike në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri e njoftoi Kurtin për zhvillimet aktuale në Mitrovicë, me theks të veçantë për rivitalizimin e Urës së Ibrit.

Kompania për rivitalizimin e Urës së Ubrit është përzgjedhur për të filluar punët dhe presim që brenda afatit të paraparë të behët implementimi i marrëveshjes. Sipas marrëveshjes së vitit të kaluar rivitalizimi i urës duhet të përfundoj në fund të qershorit dhe unë besoj se kjo marrëveshje do të respektohet plotësisht”, tha kryetari Bahtiri.

Me këtë rast kryetari Bahtiri shpjegoi para deputeteve të VV’s, se sa i përket çashtjes së kufijve administrativ midis Mitrovicës së jugut dhe veriut, kane me u respektue kufijtë e përcaktuem me Pakon e Ahtisarit.

Kurti me bashkëpunëtor i ofruen përkrahje kryetarit Bahtiri për të dy çashtjet, tue theksue se janë çashtje më randësi jetike jo vetëm për Mitrovicën, por edhe për tanë Kosovën.

 

albin1