Albulena Haxhiu e godet randë Shpend Ahmetin: “E takove nji kriminel dhe tradhtar”

albulena

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka marrë nji goditje të randë nga nji prej zyrtareve ma të fuqishme të partisë së tij, deputetes Albulena Haxhiu.

Ajo ka thanë se Ahmeti bani gabim të randë që ja shtriu mbramë dorën Presidentit Hashim Thaçi.

“Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbramshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqun”, shkruen Haxhiu, në Facebook.

Dhe, shton ma tej.

“Por, mendoj që asht dasht me gjetë forcën e të mos ja japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin”.

Haxhiu thotë se Ahmeti nuk asht dasht assesi me ja shtri dorën nji krimineli – si e quen ajo Thaçin.

“Thaçi asht pergjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Asht kriminel e tradhtar”, shkruen Haxhiu.

Raportet mes Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje po tensionohen dita-ditës.

Shumëkush beson se Ahmeti do të largohet përfundimisht nga Lëvizja – ashtu si bani edhe Ilir Deda para do dite.