Albulena Haxhiu, qe qysh e paralajmeron Isa Mustafen!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reague mbas lajmit se mbrenda javës ka me u procedue në Kuvend marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në nji shënim në facebook, Haxhiu ka theksue se nuk do të lejojnë n’asnji mënyrë me u ratifikue kjo marrëveshje e damshme.

Ky asht postimi i plotë n’Facebook:

Po bëhet gati një vit prej kur është nënshkruar marrëveshja per demarkacionin me Malin e Zi e poashtu gati një vit prej kur ka nisur kundërshtimi intenziv i kësaj marrëveshje që i falë mbi 8000 ha, Malit të Zi!

Një sërë aksionesh brenda e jashtë Kuvendit, dhjetra mijëra protestues duke kundërshtuar shesheve e mbi 205 mijë nënshkrime kundër kësaj marrëveshje. E njëjta u kundërshtua edhe nga ekspertet më të mirë që ka Kosova dhe Shqipëria e poashtu edhe nga shoqëria civile.

Thjesht të gjitha këto janë injoruar nga kjo qeveri që herë i mbron interesat e Serbisë dhe herë pas here ato të Malit të Zi, por asnjëherë interesat e qytetarëve (të cilët shpesh fyheshin e kërcënoheshin nga ky regjim) dhe të Republikës tonë!

Pa asnjë fije turpi po duan që marrëveshjen e njëjtë ta sjellin para deputeteve të Kuvendit.

Ne nuk do të lejojmë votimin e kësaj marrëveshje, ne nuk do të lejojmë që historia e faljes së territorit të na përsëritet! Ne do ta kundërshtojmë me tërë fuqinë tonë këtë marrëveshje që është tradhëti ndaj vendit dhe për gjithë çfarë do të ndodhë do të mbahet përgjegjëse kjo qeveri!