Aleanca dhe Policia përplasen për numrin e pjesmarrësve

Ndryshe nga herët e tjera, kur policia dhe opozita janë përplasë e përleshë mbas akteve të dhunës së nji grupi protestusish, që sot nuk ishin të pranishëm, protesta e sotme ka përfundue pa asnji incident mes palëve.

Në afërsi të institucioneve qendrore, para, gjatë dhe mbas protestës kishte nji numër të vogël forcash policore.

Madje, edhe nji njoftim zyrtar i AAK’s, para se me nisë protesta, ishte tepër i kujdesshëm ndaj policisë.

Në njoftim thuhej se qinda automjete, që po sillnin protestuesit nga qytetet e tjera drejt Prishtinës ishin bllokue në udhëkryqin e Kijevës për shkak të punimeve në rrugë.

Por për këtë nuk fajësohej policia, madje AAK e ftonte policinë që me e lehtësue qarkullimin e qytetarëve, derisa u bahej thirrje edhe institucioneve tjera, që mos me e pengue ardhjen e popullit në Prishtinë.

Mirëpo e vetmja përplasje e sotme mes policisë dhe opozitës ishte ajo verbale, mbas protestës.

Derisa Policia deklaroi se në protestën e sotme në Sheshin Skëndërbeu të Prishtinës morën pjesë rreth 5 mijë qytetarë, AAK, përmes nji deklarate tha se protestës ju bashkuen dheta mija qytetarë.

E në nji deklaratë të mavonshme, AAK e ashpërsoi gjuhën ndaj policisë, tue thanë se ajo ka rrejtë kur deklaroi se në protestë ishin vetëm 5 mijë qytetarë.
Udhëheqja e policisë së Kosovës ka nevojë me shkue edhe nji herë në shkollë fillore, – thotë AAK, tu’ sulmue sidomos zadhanësin Baki Kelani.

Herën e kalueme, Bakia e nisi me 8 mijë, e tash e paska ulë “kanarin” në 5 mijë, deklaron AAK, tue shprehë respekt për policët dinjitozë në protestën e sotme.

Ma tej me ironi, AAK thotë se nuk dha numra për mos me gabue, por lirisht kushte mujtë me thanë 300 mijë, sepse kishte me qenë rrenë ma e vogël se kjo e policisë.

E se në protestën e sotme morën pjesë nji numër i madh i qytetarëve të ardhun nga qytetet tjera të Kosovës, e provojnë edhe këto pamje të mesditës në hymje të Prishtinës, ku shihen radhë të gjata të automjeteve, në pritje për me hy në kryeqytet.