Aleanca rritet n’Pejë, qe sa veta aderuen!

Partisë së Ramush Haradinajt në Pejë i janë shtue 253 anëtarë të ri.

Në nji aktivitet të organizuem nga dega e këtij subjekti, e ku kanë marrë pjesë edhe krenë të naltë të AAK’s të primë nga lideri i tyne, Ramush Haradinaj, i janë bashkue nji kontingjent i ri prej 253 anëtarësh.

Në kuadër të anëtarësimeve të reja, pos nji numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka pas aderime edhe nga Partia e Drejtësisë dhe ‘Vetëvendosje’.

Në këtë aktivitet kanë folë lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj, sekretari organizativ, Ali Berisha dhe kryetari i degës, Naim Sahiti.
“Aleanca e ka seriozisht. Aleanca ka fillue rrugëtimin drejt fitores në Pejë. Keq-qeverisja asht ba e padurueshme në komunën tonë, andaj na po punojmë që Pejën ta kthejmë aty ku e ka vendin”, ka thanë Sahiti, i cili së bashku me Haradinajn dhe Berishën kanë falënderue anëtarët e ri për rrugëtimin e përbashkët.