Aleatët e Assadit paralajmërojnë Turqinë

)

Forcat aleate që përkrahin presidentin sirian Bashar al-Assad, kanë paralajmërue sot Turqinë kundër avancimit drejt pozicionimit të tyne në veri dhe në lindje të Aleppos, tue thanë se çfarëdo lëvizje ka me u përballë me sulm.

Këto i ka deklarue komandanti i zonës së Damaskut i forcave aleate, gjatë nji vizite në frontin e luftës, në veri të Aleppos.

Deklarata e shkrueme i asht dërgue agjencisë së lajmeve Reuters, nga nji zyrtar i kësaj aleance.

Komandanti ka thanë se çfarëdo avancimi kishte me qenë tejkalim i “vijës se kuqe”.

“Na nuk kemi me lejue askend me përdorë si arsyetim luftimin e terroristëve të Shtetit Islamik për me krijue hapësinë me ju afrue forcave mbrojtëse të qeverisë siriane”, ka thanë ai.