Ali Ahmeti kërkon vota me uniformë të UÇK’s (foto)

Billbordet me propagandë partiake ku shihet Ali Ahmeti me uniformë ushtarake, 15 vjet mbas mbarimit të konfliktit më 2001, shtrojnë pyetjen: A po e vesh uniformën e UÇK’s vetëm për fushatë parazgjedhore, apo ka mendue ndonji plan tjetër?

Portali Portalb.mk, i cili publikoi fotografinë, përcjell fjalët e Artin Spahiut, kandidatit për deputet të BDI’s në njësinë zgjedhore nr. 4:

“Ali Ahmetit nuk ja mohon askush uniformën e UÇK’s. Ahmeti asht komandant i UÇK’s dhe lider i partisë që ka dalë nga UÇK’ja. Populli mundet me definue qyshtë doje, por ai njihet si lideri ma paqësor dhe elementi stabilizues në këtë shoqni. Nuk besoj se ka tendenca të tilla”.

ali-ahmeti-me-uniforme_1479826846-2171333