Ali Ahmeti për UEFA: Ju pafshim në krah të Shqipnisë në gara europiane

aliahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uroi Kosovën mbas pranimit në UEFA.

Ai në profilin e tij në Facebook shkruen se sportistët janë ambasadorët ma të mirë të nji vendi dhe uron Kosovën me qene në krah me Shqipninë në garat e mëdhaja europiane dhe botnore.

Pranimi i Kosovës në UEFA është një lajm i shkëlqyer jo vetëm për futbollistët dhe sportistët në përgjithësi, por edhe për shtetin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe unë jam i bindur që ky vendim kaq i rëndësishëm i shtëpisë evropiane të futbollit do t’i shërbejë më së miri jo vetëm sportistëve, por edhe institucioneve në konsolidimin e mëtejm të shtetit të Kosovës. Urime dhe ju pafshim në krah të Shqipërisë në garat e mëdha evropiane dhe botërore”, shkruejti Ahmeti.