Ali Ahmeti, qe ku ka me deshmue t’Ejten

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti asht ftue me dhanë deshminë e tij te Prokuroria Speciale e Maqedonisë, meson Fakte.net.

Simbas ftesës së dërgueme n’adresën e të parit të BDI’s, Ali Ahmeti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale mbasnesër n’oren 14:00.

Akoma nuk asht ba e ditun për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë deshminë e tij.

Simbas burimeve edhe funksionarë tjerë nga udhëheqësia ma e naltë e BDI’s pritet në ditët në vazhdim të pranojnë ftesa nga Prokuroria Speciale në Shkup.

Kohë ma parë kjo prokurori filloi me marrjen në pyetje të funksionarëve të naltë të VMRO-DPMNE’s.