Ali Lajçi kallxon se çka duhet me ba për Demarkacionin

Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufinit me Malin e Zi, Ali Lajçi, i ka ba thirrje koalicionit qeverisës që marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi mos me procedue në Kuvendin e Kosovës pa arrit konsensus të gjanë.

Ai në nji intervistë për Epoken e re ka vlerësue se për këtë çashtje duhet me u hap debat.

“Kjo çashtje kërkon shtymje dhe rishikim. Pa konsensus nuk duhet me shkue në Kuvend demarkacioni, sepse do të bahemi helaq. Nuk duhet me shkue kjo çashtje pa debat të gjanë shoqnor, pa konsensus nacional dhe pa bindje të gjanë”, ka thanë Lajçi.

Ai i ka ftue deputetët me kundërshtue versionin aktual të kufinit me Malin e Zi.

“Deputetët nuk duhet me përkrah këtë version të kësaj marrëveshje në Kuvend, por duhet me kundërshtue, sepse ka të bajë me sovranitetin dhe territorin e vendit.

Edhe vetëm tre deputetë me qenë kundër nuk duhet që demarkacioni me shkue në ratifikim, sepse kjo çashtje asht shumë e randësishme. Po të kishim nji referendum nuk besoj se versioni aktual i kësaj marrëveshje do të kalonte”, asht shpreh Lajçi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje, simbas Lajçit, ka me destabilizue vendin dhe ka me thellue krizën në vend.