Ali Lajçi tregon nëse ka me votue Haradinajn për kryeministër

alilajci

Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ali Lajçi, ka thanë për lajmi.net se nuk ka me votue liderin e kësaj partie, Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Jo, nuk ka shansa që me votue, sepse ai asht në nji projekt tjetër tash. Me këtë projekt vetëm mundet me u trashë e keqja dhe nuk munden me u ba ndryshimet në Kosovë. Ai koalicion nuk ka projekt për ndryshime, unë e votoj projekte që janë në dobi të shtetit të Kosovës”, ka deklarue Lajçi.

Ai ma tej, ka thanë se ndryshimet nuk munden me ndodhë me PDK’n në pushtet.

“Me PDK në bashkqëqeverisje nuk munden me u ba ndryshime. Ai koncepti i administrimit ka ra, ajo formë e krimit dhe korrupcionit ka ra. Gjendja në vend mundet me ndryshue vetëm nën qeverisjen e Vetëvendosjes”, ka përfundue Lajçi.