Alma Lama i kundërpërgjigjet Edi Ramës, qe çka i thotë për mësimin fetar nëpër shkolla

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama përmes nji statusi në Facebook i asht kundërpërgjigj Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama i cili dje tha se mësimi fetar duhet me u fut në shkolla.

Lama tha se luftimi ndaj ekstremizmit fetar nuk bahet tue iu mësue fëmive fenë nëpër shkolla, por tue ia mësue shkencën e ndriçueme – mendjen.

Simbas Lamës, kultura fetare duhet me u marr në familje dhe objekte fetare, të cilat duhet me u moniturue nga shteti.

Lexone statusin e plotë të Alma Lamës:

Ekstremizmi fetar nuk luftohet duke iu mesuar femijeve fene neper shkolla, por duke iu mesuar shkencen e ndricuar mendjen. Kultura fetare mund te merret ne familje dhe objekte fetare te cilat duhet te monitorohen nga shteti, qe te mos nxisin ekstremizmin. Ne shkolla mund te mesohet historia e qyteterimeve dhe roli i fese, dhe kjo ne fakt eshte pjese e kurrikulumeve aktuale. Dogmat dhe mitet nuk e kane vendin ne institucionin e dijes. Ndarja e fese nga shkolla eshte bere qe ne qeverine e pare shqiptare te udhehequr nga Ismail Qemali. Ky vizion i laicitetit duhet te vazhdoje pa asnje dileme. Propozimin e kryeministrit Rama per te futur mesimin e feve ne shkollat publike e shoh si shume te gabuar.