Alma Lama: Kam informata se me 17 Fror ka pase me u pushtue e me u rrenue shteti

“Une jam deputete dhe shkoj ne Kuvend, une e kam mbajte 100% premtimin tim publik qe s’kam me votue Thaçin. Edhe nese kisha vendose mos me shkue ne senacen e zgjedhjes se Presidentit, per shkak te fushates linçuese ndaj deputeteve te LDK’s, kisha me marre pjese”, tha Alma Lama, deputete e LDK’s ne Rrokum Roll.

E se kush e bani kete fushate, qysh e quejti Lama – linçuese – ajo tha se e kane ba te gjithe bashke me mediat qe i kane agjentat e tyne.

“Arsyeja kryesore pse kam marre pjese ne seance asht se une jam deputete e nuk mundet me m’tregue askush kur me shkue. Mendimin tim ne Kuvend e them me ane te votes time, ne kete kohe kur grushteti synonte me shperba shtetin e Kosoves”, tha ajo, tue ju referue me grushtshtet veprimeve te opozites ne Kuvend.

“Hashim Thaçi asht votue sepse asht votue nga ana tjeter Isa Mustafa Kryeminister. S’duheni me pase kujtesen e shkurte. Deputetet e LDK’s e kane respektue plotesisht marreveshjen”, tha Lama.

Lama theksoi se deklaratat e saj po shtramnohen prej mediave tjera, se qysh tha ajo, “une kurre nuk kam thane se s’kam me marre pjese ne seancen e zgjedhjes se Presidentit”.

Ne vazhdim te bisedes, Lama tha se ne baze te informatave qe i ka, opozita ka pase plan me i pushtue institucionet e shtetit.

“Nga 17 e tutje, nuk flas ma shume”, theksoi ajo.

“Ngjarjet kane rrjedhe, nuk duhet me i pa gjanat me trunin e peshkut. Zgjidhja asht kthimi i partive opozitare ne Kuvend, respektimi i normave demokratike”, tha ajo lidhun me situaten politike ne vend per rreth 7 muej.

Simbas saj, opozita ka ba mire qe i ka ngrite 2 kauzat e saj, por nuk ka ba mire me veprimet e saj.

“Totalisht e papranueshme dhe asht jashtezakonisht kontraverse me fute fe ne shkolla”,  tha krejt ne fund deputetja e LDK’s.