Almodovar e shtyn premijeren e filmit shkaku i Panama Papers

Regjisori i famshem spanjol Pedro Almodovar e ka shty premijeren e filmit te tij te fundit “Julijeta”, kur i duel edhe emni i tij nder emnat e cituem ne Panama Papers.

Ne dokumentet qe rrjedhen nga firma panamese Mossack Fonseca, qe si ortek krijuen aferen e quejtun Panama Papers, shfaqet edhe emni i regjisorit Almodovar dhe vllaut te tij Augustinit.

Keta te dy dyshohet se i kane ike tatimeve ne Spanje permes hapjes se nji firme offshore ne Panama.

Vllau i Almodovarit, Augustin, i tha mediave se i vjen shume keq qe mospervoja e tij ne menaxhimin e firmes familjare “Deseo” e ka shkaktue kete skandal, qe po i kushton vllaut e ai s’ka asnji lidhje me kete pune.