‘Alternativa për Gjermaninë’ mocion për përjashtimin e fesë islame nga ky vend!

ekstremidjatht

E djathta ekstreme radikale gjermane, e përfaqësueme nga partia “Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka aprovu sot me shumicë absolute në kongresin federal nji mocion programatik, simbas të cilit Islami “nuk ban pjesë” në këtë vend.

“Nji Islam që nuk respekton rendin tonë dhe që pretendon ta shkatërrojë atë dhe që aspiron me ja imponue të tjerëve religjionin e vet, asht jo kushtetues”, thuhet në mocionin e aprovuem nga ky formacion politik.

N’artikullin e titulluem “Islami nuk asht pjesë e Gjermanisë”, thuhet se ky religjion mshefë në vete “nji ideologji të qartë politike”.

Disa pika të tjera të ndërlidhuna me Islamin ishin edhe ndalimi i minareve ose i burkas, si dhe i shamisë islamike nepër shkolla, meqë këto konsiderohen si simbole që perkojnë me nji prezencë të tepërt të jetës publike të këtij religjioni. /Republika.info/