Amaneti i deputetit: Më varrosni n’kambë, se krejt jetën e kam kalue i gjunjëzuem

8 Prilli mori vëmendjen e gjithë Kosovës, mbasi po atë ditë u ba inaugurimi i Presidentit Hashim Thaçi. Por randësia e kësaj date ishte edhe shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ani pse pak kush e mori vesh.

Kosovën kjo ditë e gjeti pa aktivitete festive për romët, e madje ata edhe atë ditë punonin për më fitue buken e gojës.

Këtë gja e pranon edhe deputeti nga komuniteti rom Kujtim Paçaku, i cili shprehet i mllefosun për gjendjen e romëve.

Paçaku shton se gjendja e romëve asht nën çdo nivel jetese, tu’ i fajësue institucionet përgjegjëse për këtë.

Ndërsa Zv/Ministri për Komunitete në Ministrinë e Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Qazim Rrahmani, zotohet se ministria që ai drejton ka nji qasje të veçantë për ta.