Ambasada Amerikane ka nji lajm të mirë për kosovarët

Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Prishtinë nga Tetori 2017, ka me fillue procesimin për Vizat e Shumëllojshmënisë për banorët e Kosovës për programin 2018.

Brian Corteville shef i Seksionit Konsullor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, tha se ka disa lloje të vizave që lshohen në Ambasadën e Shteteve të Bashkuemw të Amerikës.

“Kur të përfundon ndërtimi i Ambasadës në vitin 2018 kanë me u lshue të gjitha shërbimet për vizat”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai foli edhe për vizat që lshojnë për të moshuemit dhe kjo simbas tij asht nji mundësi shumë e mirë që të moshuemit nuk kanë me udhëtue për vizat në Shkup. Corteville bani me dije se për vizat turistike ende duhet me shkue në Shkup. “Nuk kemi hapsinë për të pritë aplikuesit, deri sa të bahet ambasada e re”, tha ai.

Corteville ka folë edhe për vizat emigruese.

“Zakonisht ka mashtrime tue u dërgue e-maile të ndryshme se gjoja kanë fitue. Departamenti i shtetit nuk ju dërgon asnji e-mail nëse kanë fitue dhe nuk duhet me i dhanë askujt pare”, tha ai.