Ambasada amerikane kallxon se kush asht ftue në inaugurimin e Trump

Ftesat për pjesëmarrje në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, deri tash i kanë konfirmue vetëm lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj dhe ai i AKR’s, Behgjet Pacolli.

Mirëpo, zadhanësja e Ambasadës së SHBA’ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, thotë për Ekonomia Online se nuk kanë informacione përkitazi me këtë çashtje.

“Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë nuk ka informatë lidhun me atë se kush asht ftue në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhun Trump”, ka thanë zadhanësja Schohn në nji përgjigje elektronike.