SHBA u ban thirrje paleve me u permbajte ndaj akteve te dhunes

Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë fton të dyja palët për me u përmbajtë ndaj akteve të dhunës.
E pyetun nga Televizioni Rrokum, se mbi kend bie përgjegjësia për çfarëdo akti të dhunës që mundet me ndodhë nga përplasja e mundshme e militantëve të PDK’s dhe opozitës, Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, thotë se përgjegjësia për dhunën u takon atyne që kryejnë akte të dhunshme, si dhe liderevë të atyne partive që e tolerojnë dhunën.
Qeveria e Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka ba investime të mëdha që Kosova me pasë nji demokraci të suksesshme dhe funksionale. Përgjegjësia për dhunën bie mbi ata që kryejnë akte të dhunshme, si dhe mbi liderët e atyne partive që e lejojnë dhunën. Ambasada e Shteteve të Bashkueme u ban thirrje të gjitha palëve që me u përmbajtë nga aktet e dhunshme, – thuhet në përgjigjen e Amabsadës Amerikane për Televizionin Rrokum.
Ma tej, Ambasada deklaron se Shtetet e Bashkueme të Amerikës mbështesin institucionet demokratike të Kosovës, e jo kandidaturat individuale apo partitë.