Ambasada britanike: Të zhdukunit në Kosovë besohet se janë djege në termocentrale dhe miniera

germimet

Deri në fund të luftës në Kosovë në Qershor të vitit 1999, asht vlerësue se rreth 4,400 deri në 4,500 persona janë të zhdukun.

Sot, 1668 persona mbeten ende të pagjetun. Në mesin e personave të zhdukun: 261 janë femna dhe 1407 meshkuj; 135 prej tyne kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, dhe 331 ishin mbi 65 vjeçare.
Nga ata që janë ende të pagjetun, asht llogarite se 1.117 janë me origjinë shqiptare, 415 janë serbë, dhe 136 janë nga komunitetet e tjera të Kosovës.
Besohet se shumë prej atyne që figurojnë të zhdukun janë vramë, dhe mbetjet e tyne janë djege në termocentralin e Obiliqit, minierat e ‘Trepçës’, fabrikën e ‘Ferronikelit’ në Kosovë, ose ‘Mackatica’ dhe ‘Bor’ në Serbi. Viktimat gjithashtu u hodhën edhe në liqene dhe lumej.

Kështu thotë Ambasada britanike në Kosovës, në nji nga njoftimet që ka dërgu për vizitën e Princit të Wells’it në Kosovë.
Shumica e rasteve të zgjidhuna deri sot, ma shumë se 2700 persona janë gjete në varreza të paligjshme individuale dhe masive, dhe mbas identifikimit – kryesisht përmes analizës së ADN – janë kthye për rivarrosje te familjet e tyne.
Në territorin e Serbisë (në katër varreza masive të gjetuna deri sot) eshtnat e 902 personave janë zhvarros dhe riatdhesu në Kosovë.
Vitin e kaluem përmes financimit të projektit, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përkrah gërmimet në Raska (Serbi) të cilat rezultuen me gjetjen e 53 mbetjeve mortore të shqiptarëve.
Në të kaluemen, ne gjithashtu kemi mbështete edhe krijimin e Laboratorëve të Histologjisë dhe Toksikologjisë dhe kemi trajnu stafin e Kosovës i cili tani punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, thuhet ne njoftim.