Ambasada e Amerikës shpreh keqardhje për ricertifikimin e kandidatëve për zgjedhje

ambasadamerikanepr
Ambasada e Amerikës në Kosovë asht shpreh e pakënaqun që Gjykata Supreme riktheu në garë kandidatët që i përjashtoi KQZ.

Në vendimin e Supremes thuhet se KQZ obligohet me ba certifikimin e tre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhnat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuem ma parë, bazue në Ligjin për Zgjedhjet. Kuptojmë vendimin e KQZ’s për t’ju kthy të 89 kandidatët e diskualifikuem si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA’ve në Kosovë.

Megjithatë, kjo ambasadë thotë se u vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhban punën e shkëlqyeshme të KQZ’s dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për me zbatue ndalesën e parapame me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuem për vepër penale.

 

Shperndaje në: