Ambasada e Izraelit: Shpresojmë se institucionet e Kosovës nuk mendojnë si Visar Korenica

izraelkosovo

Ambasada e Izraelit në Beograd, e cila mbulon edhe Kosovën e ka denue fuqishëm deklaratën e Visar Korenicës, kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, i cili në nji postim në Facebook tha se shteti i Izraelit ka me u zhduykë nga faqja e dheut.

Në nji prononcim për Gazetën Express, nji zyrtare për media e kësaj ambasade ka thanë se Izraeli asht vend mik i Kosovës, tue theksue se kritikat duhen me u ba mbrenda rregullave demokratike.

Po ashtu, në përgjigje, në mënyrë të tërthortë kërkohet që institucionet dhe partitë politike të distancohen nga këto deklarata.

“Ambasada e shtetit të Izraelit i dënon fuqishëm komentet e z.Korenica. E dënojmë çfarëdo shprehje të urrejtjes. Ne konsiderojmë se jemi miq të Kosovës dhe besojmë se kritikat duhen me u shpreh mbrenda rregullave dhe vlerave demokratike. Na shpresojmë se këto komente të papranueshme nuk e përfaqësojnë mendimin e ndonji partie politike apo të institucioneve të Kosovës” ka thanë Lana Erakovic, zyrtare për media në Ambasadën e Izraelit në Beograd.

Shperndaje në: