Ambasada e Kosovës n’Bruksel: Shmangni hapësinat publike!

sulmi bruksel

Ambasada e Kosovës në Bruksel, mbas katër shpërthimeve në Bruksel ku mbeten mbi 13 persona të vdekun dhe shumë të plagosun, u ka ba thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që t’i shmangin hapësinat publike dhe transportin publik.

Ambasada e Kosovës në Bruksel njofton të gjithë shtetasit e Kosovës në Belgjikë të shmangin qarkullimin e panevojshëm me mjete të transportit publik apo qendrimin në hapësina publike.

Rekomandohet fuqishëm të ndiqen udhëzimet e sigurisë së leshueme nga autoritetet belge”, thuhet në nji njoftim të Ambasadës.
Ambasada ka në dispozicion numrat e telefonit + 32 2 773 27 00 dhe numrin emergjent +32 460 957163.