Ambasada e Kosovës n’Itali kallxon a ka të lënduem nga kosovarët dhe publikon numrin e emergjencës

Nji tërmet i fuqishëm me intensitet 6.6 shkallë e ka goditë pjesën qendrore të Italisë, tue i shkatërrue shumë ndërtesa.

Ambasada e Kosovës, në Romë ka konfirmue se tash për tash nuk raportohet për ndonji kosovar të lënduem nga ky termet.

“Jo nuk ka të lënduem”,ka qenë përgjigja e shkurt e ambasadës kosovare në Itali për portalin ‘Indeksonline’. 

E në nji njoftim dergue medieve, kjo ambasade ka ba me dije se ka  vnue në dispozicion të qytetarëve numrat e emergjëncës : +39 349 2704249 dhe +39 333 3312363