S’ka asnji informacion nëse ka vdek ndonji kosovar në Stamboll

Zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Turqi bajnë të ditun për Telegrafin se deri tash nuk ka asnji informacion për ndonji shtetas kosovar të vramë apo lenduem në sulmet terroriste që kanë ndodh mbramë n’aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

Nga tre sulmet n’Aeroportin Ataturk mbetën të vramë, zyrtarisht deri tash 36 persona, ndërsa 147 të tjerë kanë mbet të plagosun.

Turqia zyrtarisht ka konfirmue se tre persona kanë qenë të perfshimë në sulmin e së Martës në mbramje në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.