Ambasada e SHBA publikon pamjet: Jemi krenarë që ky objekt ka me tregue mbështetjen e fuqishme të SHBA’ve për Kosovën (video)

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikue disa fotografi ku paraqitet ecunia e punimeve të deritashme e ndertimit të objektit të kësaj ambasade në periferi të kryeqytetit.

Postimi asht përcjell me nji mbishkrim, ku thuhet se, ndërtesa tregon mbështetjen e fuqishme të SHBA’ve për Kosovën.

“Cila është mënyra më e mirë për të filluar festimin tonë të 4 Korrikut në Kosovë, sesa me disa fotografi prapa skenave të Kompleksit të Ambasadës së Re!? Ne jemi krenar që kjo ndërtesë e mrekullueshme do të tregojë mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën tani dhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e faqës zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook.