Ambasada e SHBA reagon ndaj ricertifikimit të kandidatëve, Daka ka këtë “koment”

Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka dashë me dhanë asnji koment lidhun me reagimin e Ambasadës së SHBA’ve në Kosovë rreth ricertifikimit të disa kandidatëve për me garue në zgjedhjet lokale.

Mbas vendimit të Gjykatës Supreme që kandidatët që ishin decertifikue nga KQZ’ja të ricertifikohen përsëri ka reague edhe ambasada mike e Kosovës. Kjo e fundit ju ka kundërpërgjigjë Supremës për këtë vendim.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhnat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuem ma parë, bazue në Ligjin për Zgjedhjet. E kuptojmë vendimin e KQZ me i kthye të 89 kandidatët e diskualifikuem si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA’ve.

Ndërsa, Valdete Daka, nga KQZ ka thanë për ‘Indeksonline’ se nuk e komenton reagimin e ambasadës së SHBA’ve në Kosovë. Simbas Dakës, assesi nuk i komenton reagimet, sidomos nga nji ambasadë mike e vendit.

Shperndaje në: