Ambasada e SHBA’ve: Opozita të respektojnë votuesit në zgjedhjet e tyne

Ambasada Amerikane

Ambasada e SHBA’ve mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe uron Kryetarin e Kuvendit Veseli, Kryeministrin Haradinaj, dhe ministrat dhe zyrtarët shtetnorë të sapoemnuem.

“Na presim që me punue me qeverinë e re me avancue progresin e Kosovës për të mirën e gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA’ve në Kosovë.

Aty thuhet se Shtetet e Bashkueme vazhdojnë të përkrahin Kosovën në shtegun e saj drejtë integrimeve Euro-Atlantike, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të zhvillimit ekonomik, dhe normalizimit të marrëdhanieve rajonale.

“Qytetarët dëshirojnë institucione shtetnore që punojnë për ta, nji qeveri me duer të pastra, dhe nji udhëheqësi që ndërmerr veprime vendimtare e i shty përpara interesat dhe mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj. Apelojmë te të gjithë udhëheqësit e Kosovës – në Qeveri dhe në Kuvend, përfshi partitë opozitare – që të respektojnë votuesit që i zgjodhën tue i marrë këto parime si udhërrëfyes.”, thuhet në fund të deklaratës.

Shperndaje në: